OKB ka paralajmëruar se ligji i sigurisë kombëtare për Hong Kongun paraqet një rrezik serioz për të drejtat e njeriut dhe shkel detyrimet ligjore ndërkombëtare. Pekini është përballur me sërë kritikash mbi ligjin, i cili u prezantua në fund të qershorit pas protestave antidemokratike që tronditën rajonin gjysmë-autonom.
Në një letër drejtuar Pekinit, të publikuar të premten, këshilltarët e OKB-së paralajmëruan se disa pjesë të legjislacionit penalizojnë “lirinë e shprehjes” kundër Kinës.
Në letër gjithashtu shkruhet se legjislacioni mund të ndikojë padashur “të drejtat e lirisë së mendimit dhe shprehjes’. OKB kërkoi që të “rishikohet” legjislacioni në mënyrë që ai të jetë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Kinës për të drejtat e njeriut./s.ba.abcnews.al