OKB: Largimi i 1.1 milionë palestinezë nga Gaza është i rrezikshëm, kundërshton rregullat e luftës

schedule08:29 - 14 Tetor, 2023

schedule 08:29 - 14 Tetor, 2023

Urdhri i Izraelit për të larguar 1.1 milionë palestinezë nga Gaza veriore është “i rrezikshëm dhe i egër”, tha shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths. Në një deklaratë në X, Griffiths tha se Gaza po bombardohet rëndë dhe se rrugët dhe shtëpitë janë kthyer në gërmadha.

“Të detyrosh civilët e frikësuar dhe të plagosur, duke përfshirë gra dhe fëmijë, të lëvizin nga një zonë me popullsi të dendur në tjetrën, madje pa ndalur luftimet dhe pa mbështetje humanitare, është e rrezikshme dhe e egër,” shtoi ai.

Ai përsëriti se “pa kalim të sigurt dhe akses në shërbimet bazë, një zhvendosje e tillë masive e civilëve do të ketë pasoja katastrofike humanitare dhe implikime afatgjata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!