Ekspertët e OKB-së kanë kritikuar qeveritë gjermane dhe namibiane për shkeljen e të drejtave të pakicave etnike Herero dhe Nama duke i përjashtuar ata nga bisedimet mbi dëmshpërblimet për krimet koloniale kundër paraardhësve të tyre.
Duke publikuar komunikimin e tyre me të dyja qeveritë, shtatë përfaqësuesit e OKB-së i kërkuan Gjermanisë të merrte përgjegjësinë për të gjitha krimet koloniale në Namibi – përfshirë vrasjet masive. Ata i bënë thirrje Gjermanisë që të paguajë dëmshpërblime drejtpërdrejt për Herero dhe Nama dhe jo për qeverinë namibiane.
Në qendër të debatit është vrasja brutale e dhjetëra mijëra Herero-ve dhe Nama-ve ndërmjet viteve 1904 dhe 1908, kur Gjermania ishte fuqia koloniale në atë që atëherë ishte Afrika Jugperëndimore gjermane.
/abcnews.al