OKB: Jemi të shokuar nga masakra e civilëve në Republikën Demokratike të Kongos

schedule11:34 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 11:34 - 10 Dhjetor, 2022

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në një deklaratë ditën e djeshme shprehu “neverinë” epër masakrën e civilëve në Republikën Demokratike të Kongos, ku vuri në dukje se do të shkojë vitin e ardhshëm.

Të paktën 131 civilë, duke përfshirë 17 gra dhe 12 fëmijë, u ekzekutuan në fund të nëntorit në dy fshatra në Republikës së Kongos lindore, sipas një hetimi paraprak të OKB-së.

Autoritetet e Kinshasës raportuan të hënën rreth 300 viktima në fshatin Kisise, në provincën Kivu Veriore.

Në përgjithësi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehu “shqetësim të thellë për situatën, veçanërisht në lidhje me ushtrimin e lirive demokratike në vend”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!