OKB-ja dënon sulmin ajror të udhëhequr nga Arabia Saudite në burgun e Jemenit

schedule01:32 - 22 Janar, 2022

schedule 01:32 - 22 Janar, 2022

OKB-ja ka dënuar një sulm ajror nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite në një qendër paraburgimi në Jemen që ka vrarë më shumë se 70 njerëz. Incidenti ndodhi kur një objekt u godit të premten në Saada që është një bastion i lëvizjes rebele Houthi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se “përshkallëzimi duhet të ndalet” dhe bëri thirrje për një hetim mbi sulmet në vend të premten.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë luftuar kundër rebelëve Houthi që nga viti 2015. Dhjetëra mijëra civilë, duke përfshirë më shumë se 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimeve. Miliona njerëz janë zhvendosur dhe shumica e popullsisë është në prag të urisë.

Disa orë pas sulmit ajror, punonjësit e shpëtimit po nxirrnin ende trupa nga rrënojat dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, tha korrespondentja e “BBC-së” për Lindjen e Mesme, Anna Foster. Organizata humanitare “Mjekët pa Kufij” tha se të paktën 70 njerëz u vranë. Televizioni i drejtuar nga Houthi publikoi fotografi të burrave që pastronin mbeturinat me duar dhe të plagosurve në një spital lokal.

Arabia Saudite tha se koalicioni kishte kryer sulme ajrore në Hudaydah, por nuk e përmendi sulmin në Saada. Koalicioni ka rritur sulmet ajrore që kur rebelët Houthi kryen një sulm të rrallë me dron dhe raketa në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën. Tre civilë u vranë në atë që ishte sulmi i parë vdekjeprurës i këtij lloji në Emirate.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!