OKB: Izraeli nuk e ka përmbushur afatin e SHBA për të rritur ndihmat në Gaza

schedule15:28 - 12 Nëntor, 2024

schedule 15:28 - 12 Nëntor, 2024

Agjencia kryesore e ndihmës së OKB-së në Gaza thotë se Izraeli nuk ka arritur të përmbushë afatin kohor të SHBA-së për të rritur ndihmën për territorin ose rrezikon reduktim të ndihmës ushtarake amerikane.

Në një letër të dërguar muajin e kaluar, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i dha Izraelit një ultimatum prej 30 ditësh për të bërë të mundur lejimin e më shumë kamionëve në Gaza.
Sipas OKB, sasia e ndihmës që hyn në Gaza është në nivelin më të ulët në një vit. Nga ana tjetër, Izraeli thotë se ka rritur ndjeshëm sasinë e ndihmës që hyn në Gaza dhe akuzon agjencitë e ndihmave për dështimin në shpërndarjen e duhur të saj.

Në letrën e tij më 13 tetor, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Izraeli duhet të lejojë të paktën 350 kamionë në ditë në Gaza , çdo ditë, deri më 12 nëntor.

Kur u pyet nëse Izraeli kishte bërë mjaftueshëm që atëherë për të përmbushur kërkesat e Amerikës, Louise Waterridge, koordinatore e Lartë e Emergjencave atje për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa), tha troç “Jo”.

“Këtu nuk ka ndihmë të mjaftueshme. Nuk ka furnizime të mjaftueshme,” tha ajo për BBC nga baza e Unrwa në Gaza qendrore.

“Njerëzit janë të uritur në disa zona. Njerëzit janë shumë të uritur. Ata po zihen për thasët me miell. Thjesht nuk ka furnizime të mjaftueshme.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!