Autoritetet izraelite ndaluan 30% të misioneve të ndihmës humanitare në Gazën veriore dhe 10% të misioneve në Gazën jugore në mars, tha të premten Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
“Ushtarët e IDF shumë shpesh vonojnë ose ndalojnë autokolonat të kalojnë pikat e kontrollit, me kërkesa të refuzuara për kalim të sigurt, kërkime, ndalime dhe ndonjëherë dhunë kundër autokolonave të ndihmës dhe turmave në pritje”, shtoi ai.
Misionet e ndihmës përfshinin: shpërndarjen e ushqimit, karburantin, lëvizjen e ekipeve mjekësore të urgjencës dhe dërgimin e furnizimeve në spitale, tha agjencia e OKB-së.
Duke filluar nga 1 marsi, 29 nga 60 misionet e ndihmës në Gazën veriore u lejuan nga autoritetet izraelite, 18 u refuzuan dhe 13 u shtynë, tha OCHA. OKB-ja dhe agjencitë e tjera janë ankuar vazhdimisht se nuk po dërgohet ndihmë e mjaftueshme në Gaza.
Disa fuqi ndërkombëtare kanë kërkuar mjete të tjera për të dërguar ndihma jetike në Gaza, duke hapur rrugë detare ose nga ajri.
Por të dyja shihen si të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e atyre që jetojnë në Gaza.
/abcnews.al