India do ta kalojë Kinën për nga numri i popullsisë, sipas Kombeve të Bashkuara. Popullsia e Indisë pritet të arrijë në 1,425,775,850 njerëz deri në fund të prillit, tregojnë të dhënat e reja. Kombet aziatike përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet.
“Kina së shpejti do të heqë dorë nga statusi si vendi më i populluar në botë”, tha në një deklaratë Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së (DESA). Shkalla e lindjeve në Kinë është ulur kohët e fundit, me popullsinë e saj që u tkur vitin e kaluar për herë të parë që nga 1961.
Popullsia e Kinës mund të bjerë nën 1 miliard para fundit të shekullit. Në të kundërt, popullsia e Indisë pritet të vazhdojë të rritet për disa dekada,” tha DESA. Në nëntor, popullsia globale kaloi 8 miliardë. Por për ekspertët rritja nuk është aq e shpejtë sa ishte dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.
/abcnews.al