OKB: Imazhet satelitore tregojnë se 35% e ndërtesave të Gazës janë shkatërruar

schedule12:15 - 21 Mars, 2024

schedule 12:15 - 21 Mars, 2024

Imazhet satelitore të analizuara nga Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tregojnë se 35% e ndërtesave të Rripit të Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas.

Në vlerësimin e tij, UNOSAT përdori imazhe satelitore me rezolucion të lartë të mbledhura më 29 shkurt dhe i krahasoi ato me imazhet e marra para dhe pas fillimit të konfliktit të fundit.

35% e të gjitha ndërtesave në Rripin e Gazës, 88,868 struktura ishin dëmtuar ose shkatërruar. Midis tyre, ishin 16,908 të dëmtuara rëndë dhe 40,762 të dëmtuara mesatarisht.

Kjo përfaqëson një rritje prej afro 20,000 strukturash të dëmtuara në krahasim me vlerësimin e mëparshëm bazuar në imazhet e marra në janar që treguan se 30% e të gjitha ndërtesave ishin dëmtuar ose shkatërruar, tha UNOSAT.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!