Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë aksesin në internet

schedule16:15 - 13 Janar, 2026

schedule 16:15 - 13 Janar, 2026

Kombet e Bashkuara dënuan sot dhunën e përdorur nga forcat iraniane të sigurisë kundër protestuesve paqësorë dhe u bënë thirrje autoriteteve të rivendosnin shërbimet e internetit dhe telefonisë.

“Vrasja e demonstruesve paqësorë duhet të ndalet dhe etiketimi i protestuesve si ‘terroristë’ për të justifikuar dhunën kundër tyre është i papranueshëm”, tha në një deklaratë komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

“Njerëzit kanë të drejtën që kërkesat e tyre të dëgjohen”, shtoi ai.



“Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet për qindra vdekje dhe mijëra arrestime pasi nuk ka akses në Iran”, sipas një zëdhënësi.

Zyra është e shqetësuar për atë që do të ndodhë me të arrestuarit.

“Të paktën 12 protestues u ekzekutuan pas protestave në vitin 2022”, tha zëdhënësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!