Gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria teksa luftimet në këtë vend po vazhdojnë, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i ndihmës në OKB, raportoi të dielën BBC-ja. Carl Skau, zëvendësdrejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, ka thënë se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme kanë mundur të hyjnë në Rrip – dhe nëntë nga 10 persona nuk mund të hanë çdo ditë.
“Kushtet në Gaza i kanë bërë dërgesat pothuajse të pamundura”, ka thënë Skau.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë sa më shumë që të jetë e mundur brenda Rripit të Gazës”, ka thënë ai.