Kombet e Bashkuara thonë se Gaza është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët dhe familjet e tyre. Që nga sulmet e 7 tetorit, të paktën 57 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Në total, të paktën 64 gazetarë janë vrarë që nga 7 tetori, ku përfshihen katër gazetarë izraelitë dhe tre libanezë.
Gazetarët “e kanë mbajtur botën të informuar në kohë reale për tmerret që po përjetojnë civilët në Gaza. Përkushtimi i tyre meriton nderim. Por një nga një, këta sy në tokë po errësohen”, tha Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territorin Palestinez të Pushtuar.
Agjencia tha se është gjithashtu e shqetësuar për pretendimet e raportuara gjerësisht se gazetarët dhe punonjësit e medias morën telefonata kërcënuese dhe frikësuese nga personeli izraelit i sigurisë./abcnews.al