OKB do të publikojë raportin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia

schedule08:15 - 6 Shtator, 2022

schedule 08:15 - 6 Shtator, 2022

Një mision ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të publikojë gjetjet e tyre nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia në një raport të detajuar të martën, sipas The Guardian.

Katër nga gjashtë anëtarët e misionit të OKB-së në central janë larguar nga vendi dhe dy ekspertët e mbetur të IAEA do të qëndrojnë në baza të përhershme, tha mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

“Drejtori i Përgjithshëm Grossi do të publikojë të martën një raport në lidhje me situatën e sigurisë bërthamore, sigurisë dhe masave mbrojtëse në Ukrainë  duke përfshirë gjetjet nga misioni në ZNPP  dhe më vonë të njëjtën ditë do të informojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për misionin në termocentral,” thuhej në raport.

“Sot, misioni i IAEA u largua nga Zaporizhzhya, kështu që ne jemi në pritje jo vetëm për një raport mbi situatën aktuale, por për vendime të qarta. Termocentrali bërthamor dhe zona përreth tij duhet të çmilitarizohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kreu administrativ i qytetit Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!