OKB dhe Rusia diskutojnë për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

schedule11:37 - 24 Maj, 2023

schedule 11:37 - 24 Maj, 2023

Siguria në centralin bërthamor më të madh të Evropës ishte fokusi i një takimi në Pekin midis Rafael Grossi, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së dhe Alexey Likhachev, kreu i Rosatom, kompania shtetërore bërthamore ruse.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se ishte pjesë e “përpjekjeve të intensifikuara” të Rossi për të “shmangur një aksident bërthamor ose radiologjik”, shkruan Sky News.

Ndërkaq, nuk u dhanë detaje të tjera në lidhje me takimin.

Rusia e vuri nën kontrollin e saj uzinën në fillim të luftës dhe shqetësimet për sigurinë janë ngritur në disa raste.

Të hënën, termocentrali u shkëput përkohësisht nga energjia e jashtme dhe u ndez në gjeneratorët e furnizimit emergjent. Të dyja palët fajësuan tjetrin për ndërprerjen e energjisë elektrike./abcnews.al