Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar sulmet ndaj civilëve, ndërsa Azerbajxhani dhe Armenia akuzohen për shkelje të armëpushimit të ri në Nagorno-Karabakh.
Guterres dënoi “të gjitha sulmet ndaj zonave të prekura nga konflikti”.
“Vdekja tragjike e civilëve, veçanërisht e fëmijëve, në sulmin e fundit më 16 tetor në qytetin e Ganja është plotësisht e papranueshme”, tha zëdhënësi i Guterres, Stefan Dijarik.
Sekretari i Përgjithshëm shprehu gjithashtu “keqardhje të thellë” që të dy palët në konflikt “injoruan” thirrjet e përsëritura të bashkësisë ndërkombëtare për një armëpushim të menjëhershëm.
Një total prej 13 civilësh, përfshirë fëmijët, u vranë në bombardimet e qytetit të Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan, natën midis të premtes dhe të shtunës. Rreth 50 persona u plagosën në sulm.
Bomba në qytetin e Ganja ndodhi një javë pas përpjekjes së parë për të arritur një armëpushim.
Armenia dhe Azerbajxhani arritën një marrëveshje mbi një armëpushim të ri, i cili hyri në fuqi në mesnatën e së shtunës, por të dy vendet vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e marrëveshjes./abcnews.al