OKB: Çmimet e ushqimeve shënojnë nivelin më të ulët në 2 vite

schedule12:49 - 2 Qershor, 2023

schedule 12:49 - 2 Qershor, 2023

Sipas një deklaratë të Kombeve të Bashkuara, çmimet e ushqimeve në muajin maj shënuan nivelin më të ulët në dy vjet. Indeksi i çmimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), i cili monitoron çmimet e ushqimeve në mbarë botën, ishte mesatarisht 124.3%  në maj kundrejt 127.7% muajin e kaluar.

Ky është çmimi më i ulët  që nga prilli 2021 dhe do të thotë se indeksi tani është 22% nën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave që arriti në mars 2022 pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimi i drithërave ra gati 5% në maj nga një muaj më parë, por çmimet ndërkombëtare të orizit vazhduan të rriten në maj. Çmimi i sheqerit u rrit 5.5% nga prilli për të katërtin muaj radhazi, pasi shqetësimet për fenomenin e motit El Nino shtuan rreziqet e furnizimit global, tha FAO.

Megjithatë, përmirësimi i kushteve të motit në Brazil dhe çmimet më të ulëta të naftës së papërpunuar kufizuan çmimin e sheqerit në tregje.

Në një raport të veçantë mbi ofertën dhe kërkesën për drithëra, FAO bëri parashikimin e saj për prodhimin global të drithërave këtë vit në 2.813 miliardë ton, 1% më shumë nga viti 2022 kryesisht për shkak të një rritjeje të pritshme të prodhimit të misrit.

Rezervat globale të drithërave për 2023/24 pritet të rriten me 1.7% nga viti në vit në një rekord prej 873 milionë tonësh, të nxitura nga stoqet më të larta të pritshme të misrit, orizit dhe elbit.

Megjithatë, rezervat e grurit pritet të shënojnë rënie të  prodhimit ndërsa kërkesa pritet të mbetet e qëndrueshme.

/abcnews.al