OKB: Çmimet e ushqimeve në botë u rritën me 0.3% në prill

schedule13:01 - 3 Maj, 2024

schedule 13:01 - 3 Maj, 2024

Çmimet e ushqimeve u rritën në të gjithë botën në muajin prill për të dytin muaj radhazi, kryesisht mishi, produktet e qumështit dhe drithërat, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Çmimet janë rritur me 0,3% krahasuar me muajin mars. Indeksi i çmimeve të ushqimeve i llogaritur nga FAO ra në mënyrë të qëndrueshme nga gushti në shkurt. Megjithatë, në bazë vjetore, çmimet kanë rënë me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në prill, çmimi i mishit shënoi rritjen më të madhe (+1,6%) në nivel global. Çmimi i shpendëve u rrit nga njëra anë për shkak të importeve të konsiderueshme nga vendet e Lindjes së Mesme por edhe për shkak të uljes së prodhimit të lidhur me gripin e shpendëve.

Përkundrazi, çmimi i mishit të derrit ra, për shkak të uljes së kërkesës në Europën Perëndimore dhe Kinë.

Çmimi i drithit u rrit me 0.3%, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit për prodhimin e ardhshëm në disa vende të BE-së, Rusi dhe SHBA.

Të njëjtën rritje ka shënuar edhe çmimi i vajrave, ndërsa, përkundrazi, sheqeri (-4,4%) ka shënuar rënie të ndjeshme nga produktet bazë, pasi rritje e prodhimit pritet në Indi, Tajlandë dhe Brazil.

Çmimi i produkteve të qumështit ra me 0.3% në përgjithësi, megjithëse çmimi i gjalpit u rrit në mënyrë të qëndrueshme, pasi stoqet në Evropën Perëndimore shënuan rënie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!