OKB: Assange ka shenja të torturave psikologjike

schedule15:20 - 31 Maj, 2019

schedule 15:20 - 31 Maj, 2019

Julian Assanzh shfaq të gjitha simptomat e një ekspozimi të gjatë ndaj torturave psikologjike dhe nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata është bërë nga një ekspert i Kombeve të Bashkuara, Nils Melzer, i cili vizitoi themeluesin e ËikiLeaks në burg. Melzer, relator special i Kombeve të Bashkuara për torturat, pritet të bëjë apelin e tij në mbështetje të Asanzh drejt qeverisë britanike.

Britanikja “Guardian” shkruan se Asanzh nuk u shfaq në video-konferencën e parashikuar një ditë më parë ne gjykatën e Uestminster, për arsye shëndetësore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, komentoi në rrjetet sociale se episodi ishte i rëndë dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të reagojë zyrtarisht./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!