OKB akuzon Hamasin dhe Izraelin për krime lufte

schedule14:54 - 27 Tetor, 2023

schedule 14:54 - 27 Tetor, 2023

Zyra e Kombeve të Bashkuara që merret me çështjet humanitare ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës në Rripin e Gazës duke zbatuar një “dënim kolektiv” të popullatës palestineze pas masakrës nga Hamasi më 7 tetor.

”Dënimi kolektiv është një krim lufte. Ndëshkimi kolektiv i Izraelit për të gjithë popullsinë e Gazës duhet të ndalet menjëherë”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Agjencia e OKB-së shpjegon gjithashtu se edhe Hamasi kreu gjithashtu krime lufte dhe mizori më 7 tetor dhe vazhdon t’i kryejë ato duke mbajtur peng civilë. Shamdasani u kërkoi grupeve palestineze të ndalonin “sulmet pa dallim” kundër Izraelit.

Lidhur me “rrethimin” e plotë të Gazës të shpallur nga Izraeli, Shamdasani tha se “për 2.2 milionë banorët që jetojnë në Gaza është një katastrofë humanitare dhe dënim kolektiv”./abcnews.al