Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të prekur nga kriza e urisë, sipas një deklaratë të Kombeve të Bashkuara. Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata paraqitet më e vështirë në Afganistan.
“Miliona njerëz po shkojnë drejt humnerës. Ne kemi konflikte, ndryshime klimatike dhe COVID-19 ka rritur numrin e të uriturve,” tha drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley. “Sipas të dhënave të fundit më shumë se 45 milionë njerëz vuajnë nga uria, nga 42 që ishin vitin e kaluar.
“Kostot e karburantit janë rritur, çmimet e ushqimeve po rriten, dhe e gjithë kjo ushqehet me kriza të reja si ajo që po shpaloset tani në Afganistan, si dhe emergjenca të gjata si Jemeni dhe Siria,” shtoi ai.
WFP tha se kostoja e parandalimit të urisë në nivel global deri më tani është në 7 miliardë dollarë, nga 6.6 miliardë dollarë në fillim të vitit. Familjet që përballen me pasiguri ushqimore po “detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese”, duke i martuar herët fëmijët, duke i hequr nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe ose kaktus.
Programi tha se ndërkohë, “raportet e mediave nga Afganistani tregojnë se familjet janë të detyruara të shesin fëmijët e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar”.
/abcnews.al