OFL “troket” në derën e “të fortit” të Tiranës, motër e vëlla duhet të deklarojnë pasurinë

schedule12:56 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:56 - 3 Korrik, 2020

Policia e shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimi e pasurisë katër personave mes tyre edhe një grua.

Ata janë: Endrit Dokle, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha (motër e vëlla), dhe Tedi Hoxha.

Endrit Dokle i cili sapo ka lënë qelinë, duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve përpara OFL.

LEXO edhe: Endrit Dokle la qelinë, reagon Prokuroria e Krujës: U shkel ligji, kërkuam përjashtimin e gjyqtares

Ai është dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

LEXO edhe: Artan Hoxha: Pse është i rrezikshëm lirimi i Endrit Dokle, atë vendim mund ta merrte vetëm Strasburgu

Ndërkohë motër e vëlla, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha janë dënuar për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”, në kuadër të aktit normativ, ata duhet të justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Tedi Hoxha, i cili duhet te justifikoje pasurine brenda 48 orëve, është i akuzuar për  “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”.

Njoftimi: 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale;

H. H., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

F. H., banuese në Durrës, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

T. H., banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al