OFL përfundoi në gjykatë, “Kushtetuesja” jep vendimin

schedule08:52 - 25 Mars, 2022

schedule 08:52 - 25 Mars, 2022

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për Operacionin Forca e Ligjit, për një aksion të pretenduar si të paligjshëm. Bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Sakaq, në Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Hysenajt. “Pezullimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.1.2020 të Këshillit të Ministrave Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, thuhet në vendimin e GJK. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!