OFL kërkon të justifikojnë pasurinë, kush është i superkërkuari i grabitjes së Rinasit?

schedule14:50 - 28 Shkurt, 2020

schedule 14:50 - 28 Shkurt, 2020

OFL ka dërguar 2 personave formularin për deklari min e pasurisë. Ata janë Flamur Haka dhe Talo Çela.

Të dy janë persona të njohur për drejtësinë në fusha të ndryshme të veprave penale.

Kush është Talo Çela që OFL kërkon të justifikojë pasurinë?

Talo Çela është një prej të akuzuarve për supergrabitjen e Rinasit. Ai është një prej pesë personave që morën pjesë në grabitjen e Rinasit, i njohur ndryshe edhe si Saimir Çela, nga Elbasani.

Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës asokohe u bë modifikimi i makinës, e cila shërbeu për grabitjen ku mbeti i vdekur Admir Murataj. Ai vazhdon të jetë në arrati, pasi nuk u bë e mundur kapja e tij si i dyshuar në grabitjen e rinasit.

Kush është Flamur Haka?

Flamur Haka  është ish-i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht.

“Banda e Niklës” u godit gjatë  një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që u shoqërua dje gjatë operacionit të Policisë.

Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë që në vitin 2008 kërkonin dënimin me 91 vite burgim për anëtarët e grupit, të akuzuarit i kishin kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga Haka. Ai ishte njëri prej drejtuesve që vendoste për objektivin dhe planin e vjedhjes..

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Do të jetë Gjykata e Posacme ajo që do të vendosë për sekuestrimin ose jo të pasurive të Hakës dhe Çelës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!