OFL kërkon justifikimin e pasurive, nga “Cine” i Shijakut tek vëllai i ish-deputetit, kush janë të fortët në “sitë”

schedule15:21 - 27 Shkurt, 2020

schedule 15:21 - 27 Shkurt, 2020

OFL i ka dërguar formularët ditën e sotme Arben Frrokut, Jasin Avdylit dhe Durim Kecit.

Ata duhet të deklarojnë brenda 48 orëve burimin e pasurive të tyre në të kundërt do të konfiskohen nga SPAK dhe më pas do të jetë Gjykata e Posaçme që do të vendosë për pasurinë e të treve.

Po kush është Arben Frroku?

Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Mark Frroku. Ai u akuzua për vrasjen e Komisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Gjykata e sjkallës së parë për Krimet e Rënda deklaroi atëherë se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk provohen, prandaj vendosi për lirimin e menjëhershëm të Frrokut.

Menjëherë pas kësaj Arben Frroku largohet nga Shqipëria.

Prokuroria e apeloi vendimine Gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda. Gjykata e Apelit për krime të rënda e dënoi Arben Frrokun me burg përjetë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.

Arben Frroku u arrestua për llogari të shtetit shqiptar në Holandë në Prill të vitit 2016, me dokumente të falsifikuara greke, me identitetin Renato Xhepa. Ai u kap në provincën Shiphol pranë aeroportit ndërkombëtar të Amsterdamit.

Biznesmeni Arben Frroku i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Gjykata holandeze e dënoi me 18 vite burgim. Atij do ti njihen edhe ditët e burgut që ka kryer në Shqipëri dhe Greqi.

Gjykata e Apelit e të Drejtave të Njeriut në Hagë, refuzoi ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut me arsyetimin se ishte përfshirë  politika në procesin ndaj tij, si dhe se i rrezikohej jeta.

Kush është Jasin Avdyli?

Jasin Avdyli alias Jasin Kala, i njohur ndryshe me pseudonimin “Cine” akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe për trafik droge, si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak. Avdyli ka qënë një ndër të arrestuarit në operacionin “Vol-Vo-4”.

Dosja e përpiluar prej operacionit “Vol- Vo 4” përfshinte një sërë grupesh kriminale nga “Shijaku” e në veri të vendit, ku u implikuan edhe dy ish deputetë të PS-së, ish drejtori i burgjeve Arben Çuko e ish deputeti Arben Ndoka.

Mega Operacioni i koduar “VOL-VO 4”, u shti në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”

Ata u akuzuan për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, etj.

Grupi u kap për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, por nga këto përgjime lindi edhe një tjetër dosje, për dyshime të shit-blerjes së votave në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!