Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OFL kërkon deklarimin e pasurisë, kush është “bashkëpunëtori” i dyshuar në ekzekutimin e Santiago Malkos

schedule14:10 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:10 - 29 Qershor, 2020

Policia e Shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë të tre personave. Ata janë Eftim Ziko, Nikolla Panariti, Oltian Loga.

Oltian Loga, i dyshuar si pjesë e klanit “Duka” mendohet se ka qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko.

Loga duhet të justifikojë pasurinë brenda 48 orëve edhe pse ai është ende në arrati.

Deri tani, për vrasjen e Santiago Malkos, janë të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim 8 persona: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

LEXO edhe: EMRAT/ Vrasje dhe trafiqe: OFL i dërgon formularin tre të dënuarve në Tiranë

Për këtë ngjarje Oltion Loga dyshohet se ka qenë në automjetin tip ‘Volksëagen’, golf së bashku me Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Fatmir Hysenin.

Mendohet se Loga e të tjerët fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar në fakt, në drejtim të banesës së Santiago Malkos.

Tashmë Loga duhet të justifikojë pasurinë përpara organeve të drejtësisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!