OFL i “troket” në derë kuksianit, rrëmbeu një 14-vjeçare në mal për ta detyruar të martoheshin

schedule10:17 - 20 Korrik, 2020

schedule 10:17 - 20 Korrik, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka trokitur sot në derën e kuksianit Bledar Halilaj të dënuar për rrëmbim personi.

Ai kishte qëndruar katër vite i fshehur edhe pse ishte dënuar në mungesë me 7 vite e 4 muaj për rrëmbimin e një të miture.

Ngjarja për të cilën, Halilaj është dënuar ka ndodhur në 2012 në fshatin Bicaj të Kukësit. Ai ka marrë peng një vajzë vetëm 14 vjeçe, duke e hipur në një furgon, tip “Ford”.

Pas mbajtjes për 4 ditë në mal, duke i kërkuar me ngulm të martoheshin dhe dhunuar, ai e ka zbritur vajzën afër shtëpisë.

Sipas dëshmisë së vajzës asokohe, Halilaj madje ka tentuar të kryente dhe marrëdhënie seksuale me dhunë, në mënyrë që vajza të pranonte martesën.

Por teksa kishin zbritur nga mali, Halilaj bashkë me vajzën u pikasën nga policia, por ai arriti të shpëtonte, për t’u arrestuar pas 4 vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!