OFL i kërkon justifikimin e pasurisë, kush është ish-anëtari i “Bandës së Durrësit”

schedule13:34 - 3 Korrik, 2020

schedule 13:34 - 3 Korrik, 2020

Endrit Dokle është një emër mjaft i njohur i botës së krimit. Me shumë precedentë dhe “karrierë” të pasur kriminale, emri i tij është lakuar në të gjitha rasat e mundshme në media dhe dosje drejtësie.

Endrit Dokle, ish- anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e kësaj bande e janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

LEXO edhe: Lirohet Endrit Dokle ish-anëtari i bandës së Durrësit

Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, filluar nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa në vitin 1999 pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

LEXO edhe: OFL “troket” në derën e “të fortit” të Tiranës, motër e vëlla duhet të deklarojnë pasurinë

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit.

Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.

Ndërkohë, pas arrestimit Endrit Dokle kërkoi lirinë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në fakt përmes një vendimi të vitit 2017 thuajse ia shoi të gjitha shpresat të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Endrit Dokle kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke pretenduar se në procesin ndaj tij ishin kryer shkelje të shumta procedurale.

Ai argumentonte më tej, se gjykata supreme kishte refuzuar padrejtësisht shumë kërkesa të tij, që i konsideronte të ligjshme dhe që ndryshonin tërësisht thelbin e çështjes.

Kushtetuesja në atë kohë pasi mori në shqyrtim kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, vendosi të rrëzojë kërkesën duke arsyetuar se vendimi i Gjykatës së Lartë, nuk është marrë në shkelje të rënda të procedurës sikurse pretendohej.

Por gjyqtarja Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Krujës vendosi më pas që të tregohet “bujare” me të, duke pranuar kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite.

Pas konvertimit të dënimit, Dokle u lirua me kusht 5 vite para se t’i përfundonte dënimi në 14 janar të këtij viti.

Lirimi i Dokles solli dhe reagimin kreut të qeverisë Edi Rama, i cili gjatë një konference për shtyp me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi foli për vendimin e Gjykatës së Krujës për të liruar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, duke thënë se ata prokurorë dhe gjyqtarë që e liruan atë ishin anëtarë të KCK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!