Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë, flet avokati i Ervis Martinajt

schedule16:05 - 19 Shkurt, 2020

schedule 16:05 - 19 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot kërkesën për të deklaruar pasurinë Ervis Martinajt një personazh i njohur për drejtësinë, nën hetim për përplasjen me armë në Bllok.

Avokati i tij, Mirash Martini në një prononcim për Abc News ka deklaruar se Martinaj nuk është subjekti i aktit normativ “Anti-KCK”, pasi në nenin 5 të këtij ligji janë të përcaktuara se kush janë subjektet.

Sipas avokatit, Ervis Martinaj nuk është hetuar dhe as i dënuar për veprat penale, ku parashikohet sekuestrimi i pasurisë.

Gjithsesi, ai tha se klienti i tij do ti përgjigjet policisë dhe do të deklarojë pasurinë.

“Jemi në dispozicion për çdo pyetje të OFL në lidhje me pasurinë”, u shpreh ai për abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!