OFL i dërgoi formularin, “bëmat” e Safet e Bajrit, kreut të bandës së rrezikshme të Shkodrës

schedule13:29 - 19 Gusht, 2020

schedule 13:29 - 19 Gusht, 2020

Safet Rustemi (Bajri) të cilit Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë është një prej drejtuesve të grupit Bajri.

Ai akuzohet si kreu i grupit kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Për Safet Bajrin ka një dënim edhe nga drejtësia belge për shfrytëzim prostitucioni.

Ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.

Bajri u arrestua në shtator të 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 anëtarëve të bandës së tij.

Në momentin e arrestimit, Safet Bajri ndodhej në një bilardo në zonën e Xhamllikut, dhe sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur armën e zjarrit pistoletë për ta fshehur nga policia.

Ai nuk mund të ekstradohej drejt Belgjikës për të vuajtur dënimin për shkak se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë marrëveshje për ekstradimet por vetëm për njohjen e vendimeve ndaj “i forti” i Shkodrës do të duhet tashmë që për 8 vite e 9 muaj të qëndrojë në një burg të Shqipërisë.

Grupi kriminal “Bajri” nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për një sërë veprash penale që kanë tronditur kryeqendrën e Veriut./abcnews.al