OFL godet në katër qytete, i dërgon formularin 7 dënuarve për vrasje, drogë e prostitucion

schedule13:09 - 4 Gusht, 2020

schedule 13:09 - 4 Gusht, 2020

Këtë të martë OFL ka shkuar në katër qytete kryesore ku për 48 orë kërkon formularin e vetëdeklarimit për 7 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Burime për Abc News bëjnë me dije se formulari i është nisur shtetasve, Nikollaq  Sina, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi, Alket Rushiti dhe Laert Haxhiu.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policise: 

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

L. H., me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al