OFL 6 formularë brenda ditës, kush janë të skeduarit e dënuar për vjedhje dhe trafik armësh

schedule15:24 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:24 - 25 Nëntor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka skeduar 6 të dënuar për vepra të ndryshme penale të cilëve i ka mbërritur formulari për vetëdeklarimin e pasurisë. OFL njofton se do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

  • Të skeduarit nga OFL:

Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë;

Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer  në bashkëpunim.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al