Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Oficeri humbi jetën pas sulmit në Kapiton, Pelosi urdhëron që flamujt të ulen në gjysmë shtizë

schedule22:13 - 2 Prill, 2021

schedule 22:13 - 2 Prill, 2021

Një oficer policie mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas sulmit në Kapitolin e SHBA-ve. Pas ngjarjes, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi urdhëroi që flamujt në godinën e Kapitolit të ulen në gjysmë shtizë.

Më herët gjatë së premtes, një person përplasi automjetin e tij në një barrikadë sigurie jashtë Kapitolit duke përplasur dy policët. Për fat të keq, njëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte. Incidenti ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale ndërsa tashmë godinës i është hequr edhe rrethimi pasi sulmuesi u kap nga polica.

Ngjarja nuk mendohet që të jetë ndonjë sulm i mundshëm terrorist ndërsa sekretari i Sigurisë së Brendshme Alejandro Mayorkas deklaroi se janë ende shumë gjëra për t’u hetuar në lidhje me sulmin. sb/abcnews.al/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!