E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Ndue Mujeci, pritet të mësohet shumë shpejt. 26-vjeçari i lindur në Shkodër me shumë gjasa do të nënshkruajë për ekipin maqedonas të Akademija Pandev.
Mujeci ka dalë nga akademia e Vllaznisë, aty ku luajti deri në moshën 19-vjeçare. Më pas, Mujeci ka shëtitur në shumë skuadra: Ada e Velipojës, Ventspils, Pirin, Dunav, Saburtalo, Genclik, Happy Valley dhe Cilhangir.
Mujeci nuk ka arritur për asnjë moment që të sistemohet në një skuadër dhe kalimi i tij tek Akademia Pandev është një mundësi e mirë që të rigjejë formën më të mirë dhe të ketë minutat e duhura në këmbët e tij./abcnews.al