Ofertë e re për Pogba, Juventusi ofron 50 milion+një lojtar për francezin

schedule20:19 - 15 Shkurt, 2020

schedule 20:19 - 15 Shkurt, 2020

Juventus do të bëjë gjithçka që të rikthejë në skuadër Paul Pogba. Mesfushori francez nuk po kalon një sezon të mirë te Manchester United, ku ka pësuar dëmtime të shpeshta. Madje dhe ai vetë e kaa kërkuar largimin nga anglezët, ku Reali dhe Juvja janë në garë për shërbimet e tij.

‘’Zonja e Vjetër’’ do të bëjë një ofertë të re për Pogabnë, ku përveç parave do të ofrojë dhe një mes Rabiot apo Ramseyt. Ai që i shtoi zërat për një rikthim të 26-vjeçari në Torino ishtë agjenti I lojtari, Mino Raiola, i cili e cilësoi Italinë si shtëpinë e dytë të Paul.

Në ofertën e re Juventusi pritet të ofrojë diku te 45-50 milionë euro, plus një nga mesfushorët, vlera e të cilëve është te  25-30 milionë euro. Si Raboiot apo dhe Ramsey, kanë kërkuar largimin, për shkak të minutave të pakta që janë aktivizar nga trajneri Sarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!