Elis Bakaj pritet të ndryshojë skuadër në Bjellorusi. Mesfushori me tipare sulmuese vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm me Shakhtyor Soligorks dhe normalisht ofertat nuk i kanë munguar. Sikurse raportohet së fundmi, 32-vjeçari pritet të ndryshojë skuadër me të përfunduar kampionati.
Ai u mundua ta ndihmojë skuadrën e tij për titullin kampion, teksa ka shënuar 10 gola në 21 ndeshje. Soligorsk renditet në vendin e tretë, ndërkohë që për Bakajn interesohet skuadra kryesuese e kampionatit, Dinamo Brest.
Këta të fundit i kanë bërë një ofertë për dy vite Bakajt dhe sigurisht kushtet financiare do të jenë të kënaqshme. Mesfushori i ka treguar cilësitë e tij në Bjellorusi dhe Brest ia di cilësitë, ndaj edhe i ka bërë një ofertë që pritet të konkretizohet me nënshkrimin e marrëveshjes. /abcnews.al