Ofertë e bujshme për Panuccin, në janar sërish kuqezi?

schedule09:10 - 24 Shtator, 2019

schedule 09:10 - 24 Shtator, 2019

Christian Panucci mund të bëhet sërish kuqezi, pasi ka marrë një ofertë nga Shkëndija e Tetovës. Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut është në kërkim të pasuesit të Qatip Osmanit, edhe pse në tre ndeshjet e fundit ka triumfuar me Erhan Selimin në krye.

Sipas asaj që raporton “Sportmedia.mk”, Shkëndija ia ka bërë një ofertë ish-trajneri të kombëtares kuqezi. Momentalisht ai është në bisedime me Aris Selanik dhe palët janë afër, sikurse kanë raportuar mediat italiane. Gjithsesi, sa kohë nuk ka diçka zyrtare, Shkëndija ka shanset e saj.

Oferta që i është bërë është “joshëse”, por problemi ka të bëjë me kampionatin maqedonas. Përfaqësuesit e italianit e kanë vënë në dukje këtë gjë. Në rast se Panucci do ta pranojë ofertën e Shkëndijës, ai do ta merrte drejtimin e tetovarëve në muajin janar. / abcnews.al