Abdullah Abat, presidenti i Boluspor, ka folur së fundmi për mediat në Turqi dhe ka theksuar se po tentojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë për të ardhmen. Ai flet edhe për emra të përveçëm.
Gentian Selmani dhe Kasongo Kabongo janë dy prej lojtarëve kryesorë të Boluspor dhe për ta ka oferta, por dëshira e klubit turk është të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe ata janë pjesë e rëndësishme e ekipit.
Abat vë në dukje faktin që ata kanë kontrata 2.5 vjeçare dhe kështu çdo klub që i do duhet të paraqesë ofertat. Për Selmanin ka një të tillë dhe presidenti i Boluspor zbulon edhe shifrën.
Abat tregon se në klub ka mbërritur një ofertë që kap shifrën e 450 mijë eurove për portierin e kombëtares shqiptare. Gjithsesi Boluspor është i vendosur dhe kërkon 1 milion euro për Selmanin. / abcnews.al