Sebino Plaku do e mbylle aventurën e tij te Gjilani pas gjashtë muajsh. Sulmuesi, i cili ka një eksperiencë të madhe në Superiore, duke veshur fanellat e shumë skuadrave të njohura, verën e shkuar zgjodhi Kosovën si destinacionin e radhës për të vijuar karrierën.
Plaku nënshkroi me klubin e Llapit, por në Podujevë gjërat nuk shkuan si duhet për të. Gjilani e kërkoi në janar dhe në fund palët gjetën gjuhën e përbashkët dhe sulmuesi u vu në urdhrat e trajnerit Gentian Mezani.
Te Gjilani ai u mundua të ndihmonte skuadrën e tij, që në fund e mbylli në vend të dytë. Mes sulmuesit dhe klubit dardan ka pasur bisedime për rinovimin e marrëveshjes, por oferta e bërë nuk ka qenë e kënaqshme dhe gjasat janë që Plaku të ndryshojë skuadër. /abcnews.al