Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Oferta më e lartë për Marash Kumbullën, Juventusi shtang Interin

schedule10:59 - 6 Qershor, 2020

schedule 10:59 - 6 Qershor, 2020

Marash Kumbulla, me përfundimin e këtij sezonit pritet të largohet nga Hellas Verona. Klubi italian do të përfitojë nga shitja e mbrojtësit të kombëtares, i cili ka bërë një sezon të mirë në Serie A, që në debutim. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.

Napoli, Inter, Lazio dhe Fiorentina janë klubet e interesuara për shërbimet e djaloshit nga Malësia e Madhe. Zikaltrit janë parë si favoritët, por tashmë situata është tjetër. Juventusi është futur në garë për shërbimet e shtatlartit.

Edhe verën e shkuar bardhezinjtë e kërkuan, por plani ishte që të aktivizohej me ekipin e dytë. Kumbulla mendoi të qëndronte te Hellas Verona dhe tani me Juventusin ritakimi bëhet në kushte të tjera dhe me një eksperiencë mjaft të rëndësishme si kjo e këtij sezoni.

“La Stampa” shkruan se torinezët kanë parakaluar Interin për shërbimet e Kumbullës dhe janë gati të ofrojnë 32 milion euro për ta veshur bardhezi të riun. Hellas Verona është raportuar se kërkon 30 milion euro dhe oferta kuptohet që është mjaft e mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!