Oferta e veçantë/ “Është më i çmendur se unë”, Buffon zbulon mesazhin

schedule12:44 - 21 Maj, 2021

schedule 12:44 - 21 Maj, 2021

Gigi Buffon e mbylli me trofe aventurën me Juventusin. Bardhezinjtë fituan Kupën e Italisë pas suksesit 2-1 ndaj Atalantës. 43-vjeçari nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe është gati të nisë një aventurë të re.

Roma është përfolur si një opsion, me Jose Mourinhon që e dëshiron për t’i shtuar ekipit të tij eksperiencë dhe lidership. Së fundi ka dalë në skenë edhe Monza e Silvio Berlusconit, që nuk ia doli të ngjitej në Serie A.

 

Galliani dhe Balotelli

Ekipi italian do të tentojë elitën sërish sezonin e ardhshëm dhe kërkon të “blindojë” portën me Buffon. “Kohët e fundit më ka ardhur një mesazh nga një drejtues, i cili mund të ma kalojë edhe mua sa i përket çmendurisë dhe ambicies. Më pëlqejnë këta lloj tipash“, deklaroi Buffon për GDS.

Mediat italiane janë të bindura që bëhet fjalë për Adriano Gallianin, krahun e djathtë të Berlusconit dhe CEO-n e Monza. Kalimi në Serie B nuk do ishte problem për Buffon, por duhet pritur për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!