Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Oferta e parë për Jadon Sancho, Dortmund u vë afat “Djajve të kuq”

schedule09:20 - 19 Qershor, 2021

schedule 09:20 - 19 Qershor, 2021

Jadon Sanco nuk ka marrë ende minuta në EURO 2020 me Anglinë, por kjo nuk ndikon aspak te dëshirta e Manchester United për ta transferuar.

Nga ana tjetër edhe Borussia Dortmund nuk i ul kërkesat financiare. Së fundmi nga Gjermania raportohet se “Djajtë e kuq” e kanë bërë një ofertë fillestare për sulmuesin anësor.

Dortmund kërkon 95 milion euro plus bonuse dhe nuk ka asnjë ulje. Verdhezinjtë kanë piketuar edhe pasuesin e Sancho, Noni Madueke, i cili luan me PSV në Holandë.

Borussia Dortmund ndërkohë i ka dhënë United kohë për të plotësuar kërkesat e tyre. Deri më 15 korrik anglezët duhet ta ndajnë mendjen nëse do e blejnë apo jo Sanchon.

Pas asaj date gjermanët e llogarisin pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!