Milani po punon për të nënshkruar marrëveshjen e re me portierin Gigio Donnarumma. një mision jo i lehtë, kur mendon se duhet të bisedosh me një agjent si Mino Raiola. gjithsesi kuqezinjtë po mundohen të shfrytëzojnë lidhjen e portierin me klubin.
Donnarumma nuk e ka fshehur asnjëherë se Milani është klubi i zemrës. Ajo që raporton Gianluca Di Marzio është se javën e ardhshme klubi italian do të bëjë ofertën e parë për portierin dhe parashikohet që të mos ketë propozim për rritje page.
Milani dëshiron të nënshkruajë për tre ose katër vite me Donnarumma, ndërkohë që i ofron 6 milion euro në sezon. Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshjes.
Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Champions League. Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër. /abcnews.al