Një zinxhir restorantesh të ushqimit të shpejt në Kaliforni, kanë bërë një ofertë të çuditshme për njerëzit. Ata ofrojnë për një vit ushqim falas, për këdo që bën tatuazh të përhershëm emrin e restorantit të tyre.
Rrjeti “Farmer Boys” po bashkëpunon me një qendër tatuazhesh në West Hillywood, për promovimin e logos së tyre tashmë që bën 40 vjet nga hapja e restorantit të parë.
View this post on Instagram
Ata që duan të marrin pjesë duhet të plotësojnë një formular në internet deri më 21 maj për të caktuar një takim. Pjesëmarrësit nuk duhet të jenë nën 18-vjeç.
Fansat e Farmer Boys mund të zgjedhin nga tre dizajne të përhershme të ngjyrave me përmasa 5 cm me 5 cm, sipas formularit në faqen e internetit të restorantit . Të tre modelet shfaqin emrin e restorantit dhe një burger.
Farmer Boys përmes një postimi në Instagram janë shprehur se kërkesa është e lartë, prandaj jo çdokush që plotëson formularin do të përzgjidhet.
Gjithashtu, për ata që bëjnë tatuazhin përkohësisht, do të fitojnë vetëm një burger./e.b-abcnews.al