Ofensiva ruse në veri të rajonit, Zelensky viziton Kharkiv

schedule12:08 - 16 Maj, 2024

schedule 12:08 - 16 Maj, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy udhëtoi për në Kharkiv të enjten, disa ditë pasi Rusia hapi një front të ri në luftë me një inkursion përtej kufirit në veri të rajonit.

“Nga sot, situata në rajonin e Kharkiv është përgjithësisht nën kontroll, ushtarët tanë po i shkaktojnë humbje të konsiderueshme pushtuesit. Por drejtimi mbetet jashtëzakonisht i vështirë, ne po forcojmë njësitë tona”, tha ai.

Ai tha se gjatë takimit me komandantin e përgjithshëm Oleksandr Syrskyi diskutuan në detaje perspektivat e situatës luftarake, kërcënimet në ditët dhe javët e ardhshme dhe mundësitë e Ukrainës për të zmbrapsur forcat ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!