“Shkatërrimi vetëm sa po intensifikohet” në Rafah ndërsa Izraeli zgjeron operacionet e tij tokësore,” tha Tor Wennesland, Koordinatori Special i Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
“Marrëveshja për të arritur një armëpushim dhe për të siguruar lirimin e pengjeve është bllokuar dhe ndërsa Izraeli kryen një operacion të rëndësishëm tokësor në dhe rreth Rafah, shkatërrimi vetëm sa po intensifikohet”, tha ai.
Wennesland dënoi ngjarjen në të cilin të paktën 45 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu pas një sulmi ajror nga ushtria izraelite të dielën.
Wennesland bëri thirrje për rihapjen e vendkalimit Rafah dhe për akses të papenguar humanitar në të gjithë Gazën. /abcnews.al