Një grua ruse 60-vjeçare është dënuar me dy vjet burgim me kusht për “shkrimin fyes” në varrin e prindërve të presidentit Vladimir Putin, raportuan të enjten faqet e pavarura të lajmeve.
Prokurorët kërkuan një dënim me kusht me tre vjet burg për Irina Tsybaneva.
Gruaja u ndoq penalisht tetorin e kaluar për përdhosjen e varrit në Shën Petersburg, sepse në shënim ajo i quajti babanë dhe nënën e Putinit “prindër të një maniaku”.
“Vdekje Putinit, ju rritët një përbindësh dhe një vrasës”, shkruhej në shënim, duke u kërkuar prindërve të vdekur “ta marrin atë me vete”.
Sipas faqes së internetit SOTA, Chibaneva nuk planifikon të apelojë.
Ajo tha se e shkroi shënimin pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë dhe “e kuptoi se gjithçka është shumë e frikshme, gjithçka është shumë e trishtuar dhe ka shumë të vdekur”, sipas një faqeje tjetër lajmesh, Mediazona. /abcnews.al