Odise Roshi realizoi golin e fitores në kampionatin rus

schedule12:00 - 6 Gusht, 2019

schedule 12:00 - 6 Gusht, 2019

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Akhmat Grozni pas më shumë se një viti. Sulmuesi fierak realizoi golin e fitores për skuadrën e Akhmat

Pas Bekim Balaj në Austri, edhe Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Akhmat Grozni. Për futbollistin që aktivizohet në kampionatin rus ishte goli i parë pas më shumë se një viti pasi qëndroi jashtë fushave për shkak të një dëmtimi për një periudhë shumë të gjatë. Sulmuesi Fierak realizoi golin e fitores për skuadrën e Akhmat në minutën e 70.

Roshi realizoi me kokë pas një krosimi nga goditja e dënimit duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar. Një gol me mjaft vlera pasi skuadra e Akhmat siguroi tre pikët.  Fitorja e vendosur nga goli i sulmuesit shqiptar ishte e vlefshme për javën e katër në Premier Leaguen ruse.  Në ketë takim u regjistrua edhe një nga golat më të bukur.  Sulmuesi i Orenburg, Despotovicc realizoi me një roveshatë dhe mund të jetë një ndër kandidatet për të fituar çmimin si goli më i bukur i vitit./ABC News Albania 24/7