Odesa mund të përfshihet në listën e vendeve të mbrojtura të UNESCO-s

schedule08:59 - 31 Gusht, 2022

schedule 08:59 - 31 Gusht, 2022

Agjencia kulturore e OKB-së ka thënë se mbështet një kërkesë të Ukrainës për ta vendosur qytetin e saj port të Odesës në listën e vendeve të mbrojtura të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Qendra historike e Odesa-s tashmë është goditur nga sulmet ruse dhe ndodhet vetëm disa dhjetëra kilometra larg vijës së frontit, tha agjencia në një deklaratë.

Deklarata pasoi një takim të drejtoreshës së agjencisë, Audrey Azoulay, dhe ministrit të kulturës të Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, në Paris, shkruan The Guardian.

“Më 24 korrik 2022, u shkatërruan një pjesë e çatisë së madhe të xhamit dhe dritareve të Muzeut të Arteve të Bukura të Odesës, i inauguruar në 1899”, shtoi agjencia.

Më tej UNESCO tha se kishte mobilizuar ekspertë për të mbështetur Ukrainën në mënyrë që emërimi të mund të shqyrtohej urgjentisht nga vendet anëtare të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Agjencia e OKB-së tha gjithashtu se dëshiron të shtojë Odesa, Kiev dhe Lviv në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!