Mbrëmjen e së martë rikthehet UEFA Champions League, me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, që tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxeftë, atë të çerekfinalve, teksa dy sfidat e para që do të luhen pritet të jenë spektakolare, teksa me “Galaktikët” e Real Madrid, që do të presin “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal, që presin “Bavarezët” e Bayern Munich.
Sërish, Tomas Tuchel është konfirmuar si trajner i Bayern për ndeshjen e së martës kundër “Topçinjve”, mirëpo sipas raportimeve mtë mediave gjermane, ky duhet të jetë shansi i fundit për teknikun e njohur. Megjithatë tek Arsenal nuk i nënvlerësojnë “Baverzët”, pavarësisht krizës, me kapinin Odegaard, i cili u shpreh se duhet të jenë të fokusuar në fushën e blertë.
“Mendoj se duhet ta respektojmë Harry Kane, por nuk mendoj se duhet të kemi frikë nga askush. Ne duhet të fokusohemi te vetja dhe cilësia që kemi në ekipin tonë, kjo është e gjitha”,- u shpreh lideri i “Topçinjve”, gjatë konferencës për shtyp, në prag të kësja sifde, ku shoqëroi teknikun, Mikel Arteta. /i.m /abcnews.al