OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit për përdorim emergjent

schedule08:47 - 6 Tetor, 2024

schedule 08:47 - 6 Tetor, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë e autorizuar nga Abbott Laboratories ka miratuar testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit, për përdorim emergjent.

Bëhet e ditur se testi PCR në kohë reale mundëson zbulimin e ADN-së së virusit mpox nga lezionet e lëkurës njerëzore, ka njoftuar OBSH duke shtuar se ai ishte krijuar për t’u përdorur nga personeli i trajnuar i laboratorit klinik, shkruan Reuters.

“Ky test i parë diagnostikues mpox i renditur nën procedurën e Listës së Përdorimit Emergjent përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në zgjerimin e disponueshmërisë së testimit në vendet e prekura”, tha Yukiko Nakatani, ndihmës drejtori i përgjithshëm i agjencisë për qasjen në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Një zëdhënës i Abbott tha se kompania “aktualisht ka testin Alinity m mpox në inventar dhe do të punojë me klientët për nevojat e tyre të testimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!